Dikur i jepte mend tani i kthehet keq, Besart Kadia sulmon planin ekonomik të Bashës: Fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë

0
54

Dita e sotme shënoi dhe bërjen publike të planit ekonomik nga Partia Demokratike, si një ofertë në zgjedhje për të bërë të mundur ardhjen në qeveri dhe realizimin e tyre.

Në lidhje me planin ka reaguar dhe zëvendministri aktual i Financave dhe njëherazi ish-këshilltar ekonomik i Bashës i disa viteve më parë, Besart Kadia.

Kadia ka kundërshtuar fort planin e Lulzim Bashës, duke e konsideruar si fatkeqësinë e tretë pas tërmetit dhe pandemisë. Zv. Ministri thekson se plani është i parealizueshëm dhe jo efiçent për shkak të shpenzimeve marramendëse të parashikuara.

“Programi i PD me kujton shprehjen me ne fitojnë te gjithë. Ne kaluam një tërmet, pandeminë, që duam apo jo ka pasoja ekonomike dhe duhet te mendohet si të kalohet kjo vështirësi dhe më pas të rimëkëmbemi. Kryesore është rimëkëmbja dhe në këtë rast ne jemi të shkëputur nga realiteti dhe sfidat që ka ekonomia shqiptare. Ulja e sigurimeve shoqërore e çon deficitin në 186 mln euro. Kjo në vetvete do alarmonte FMN dhe Bankën Botërore.

Rritja e pensioneve me 5 % në vit është shumë e mirë, por duhet të thuash skemën e madhe të financimit të tyre. Dhe kjo është 48 mln euro më shumë. Ose do mendosh që do mbushësh thesin ose ta mbajnë sa është. Por jo ta shpojmë atë, pasi shpenzimet janë marramendëse dhe të parealizueshme. Do të ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë nëse realizohet ky program ekonomik. Ka kontradikta ideologjike dhe financiare.

Vetëm me ushqimin e bebeve shkon në 88 mln euro në vit, e gjithë qasja është një politikë e një shteti shumë të pasur që sot mendon për politika sociale, në ideologji në praktikë është i parealizueshëm. Situata ekonomike është e vështirë, por me këto pretendime të parealizueshme është si ta marrësh më qafë ekonominë”, tha Kadia.

Kujtojmë se ditën e sotme Partia Demokratike prezantoi programin ekonomik me 16 pika, mes të cilave ishte paga minimale 360 mijë lekë, rritja e pensioneve 5% në vit, ulja e tarifës së karburanteve dhe bonusi i bebeve me 30 mijë lekë në muaj për 5 vite.9.(F.M/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here