Gjyshi vjedh çokollata për nipat e tij, policët i paguajnë faturën

0
44

Karabinierët në Venecia zgjodhën të “anashkalonin” ligjet dhe të falnin një gjysh që pranoi se kishte vjedhur çokollata në një dyqan, për t’ua dhënë nipërve dhe mbesave të tij.

Policët paguan faturën e të moshuarit, i cili ishte ndaluar nga roja i sigurisë ndërsa përpiqej të kalonte me xhepat e mbushur me çokollata.

I zhgënjyer, gjyshi rrëfeu se nuk kishte para, por donte t’u blinte një dhuratë të vogël për nipërit e mbesat e tij.

Kur arritën në vendngjarje, karabinierët peshuan anën njerëzore të historisë dhe paguan faturën e të moshuarit, të cilët e përcollën deri në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here