Jozefina Topalli infektohet me Covid-19, ja si shfaqet gjendja e politikanes

0
41

Kryetarja e partisë “Lëvizja për ndryshim”, Jozefina Topalli, ka rezultuar e infektuar me koronavirus ditën e sotme.

Mësohet se ish-kryetarja e Kuvendit është izoluar në banesën e saj dhe gjithashtu bëhet me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende problematike, ku vetëm gjatë 24-orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit kanë humbur jetën 11 qytetarë, si dhe janë regjistruar 887 raste të reja nga 3891 testime të kryera.

Infektimi më i lartë mbetet në Tiranë, ku nga shifrat ditore të bëra të ditura nga Ministria e Shëndetësisë njoftohet për mbi 300 raste me Covid të regjistrura, por duket se janë më shumë se kaq.(F.M/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here