Nga njeriu i memeve në kukull, “Bernie Sanders” shitet për 20 mijë dollarë

0
43

Senatori Bernie Sanders, është bërë njeriu i memeve në internet pas veshjes së tij në inaugurimin e Biden, ku u pa me një xhaketë kafe dhe doreza leshi.

Pas inaugurimit të Biden, Tobey King, një grua nga Teksasi, punoi me grep një kukull që dukej si senatori amerikan Bernie Sanders.

46-vjeçarja e postoi kukullën në internet dhe e nxori në ankand me ofertën fillestare 99 cent, por e shiti atë për plot 20 300 dollarë.

Ajo tha se për punimin e kukullës punoi 7 orë pa ndërprerje, duke u treguar e vëmendshme ndaj detajeve.

Tobey u shpreh se fitimet do të shkojnë për Meals on Wheels America, që shpërndan ushqim për njerëzit në nevojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here