Papa Françesku në gjendje të rënduar shëndetësore, nuk do të mbajë kremtimet e ardhshme për shkak të nervit shiatik

0
57

Papa Franccesku nuk do ta kryesojë meshën e të dielës së shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit ka njoftuar se ky vendim i tij vjen për shkak të ‘acarimit’ të nervit shiatik.

Ditën e sotme, në hapjen e e vitit gjyqësor të Selisë së Shenjtë, Papa i cili është 84-vjecc, qëndroi ulur, por kërkoi falje duke thënë se nuk mund të qëndrojë dot në këmbë për shkak të nervit shiatik.

‘Unë do të doja të të flisja në këmbë, por shiatiku është një mysafir shqetësues,’ tha Papa në gjykatën e lartë e Kishës Katolike.

Papa është detyruar të anulojë një numër ngjarjesh të fundit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai mori vaksinën e koronavirusit në fillim të këtij muaji së bashku me paraardhësin e tij, ish-papa Benedikti XVI, i cili jeton në një manastir në Vatikan.

(kle.mu./dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here