Spanjollët “të çmendur” për trenin e shpejtë

0
33

Si pjesa më e madhe e destinacioneve rreth botës, Spanja ka kufizuar udhëtimet dhe lëvizjet gjatë pandemisë së koronavirusit.

Sidoqoftë, vendosja e një treni me shpejtësi të lartë ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngjallur kureshtjen e njerëzve. Kështu, më shumë së 100 mijë bileta u shitën brenda 24 orësh për linjën New Madrid-Barcelona.

Treni Avlo, i cili arrin shpejtësi deri në 330 kilometra në orë, do të nisë me katër udhëtime çdo ditë duke filluar nga 23 qershori.

Udhëtimi do të kryhet për dy orë e gjysmë, me çmime të biletave që fillojnë me pesë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here