“Karma is a b*tch”, Dritan Shakohoxha largohet nga ‘Digitalb’, e thumbon keq Ilda Bejleri: Ua…

0
90

Mbrëmjen e djeshme u bë viral lajmi se Dritan Shakohoxha nuk do të ishte më drejtor i Supersportit.

Prej shumë vitesh, ai mbante postin e drejtorit në sektorin e sportit në Digitalb, por tashmë ai është shkarkuar apo larguar me dëshirën e tij, që mbetet për tu zbuluar në ditët në vijim.

Vetë Shakohoxha nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale, mirëpo dikush tjetër, me të cilën ka pasur më herë konflikte ka menduar ta thumbojë atë. Bëhet fjalë për moderatoren e sportit Ilda Bejleri, e cila ka shpërndarë një fotomontazh, ku shkruhet: Karma is a bitch, duke iu referuar shkarkimit të saj të mëparshëm nga vetë Shakohoxha.

“Ua po këtë drejtorin kush e hoqi”, shkruan më tej Bejleri, që duket se nuk e paska harruar fare largimin e saj nga ekrani ku qendroi për vite me radhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here