Shkodra “zien” për ndeshjen ndaj Partizanit, përveç sponsorit Alban Xhaferi edhe emra të rëndësishëm japin superpremio në rast fitoreje

0
54

Kanë kaluar gati 20 vjet nga titulli i fundit dhe Vllaznia duket se është në rrugën e mbarë për të arritur te titulli kampion.Ditën e dielë shkodranët do të luajnë në kryeqytet ndaj Partizanit. Të kuqtë ndodhen në vendin e dytë dhe distanca ndërmjet këtyre dy skuadrave është 9 pikë larg. Një fitore e shkodranëve do të përkthehej, me një këmbë drejt titullit kampion.

Megjithatë për të arritur te fitorja, sponsori i klubit, Alban Xhaferi do të vendosë shpërblim për të motivuar edhe më tepër ekipin në rrugën e suksesit.Shuma kësaj here duket se do të jetë më e madhe se herët e tjera. Teksa vlerëson përgatitjet dhe gjendjen aktuale të ekipit para këtij takimi, Xhaferi konfirmoi edhe premion që do i japë ekipit.

“Ekipi është në një gjendje teje optimale para këtij takimi. Mendoj se gjithçka është në më të mirën e mundshme. Nisur nga kjo, edhe ne si klub do të jemi tërësisht në mbështetje të tij. Ne do të vendosim një premio për këtë takim. Për këtë premio, përveç nesh janë edhe të tjerë emra të rëndësishëm që kërkojnë t’i përkrahin këto djem.Ne jemi të hapur në të mirë të ekipit. Për shumën, ende s’kemi vendosur, por para takimit do t’ia bëjmë të ditur ekipit”, tha Xhaferi.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here