Taksa e sheshtë iu shërben të pasurve?! Basha i përgjigjet Ramës: Me kë tallet ky? Për 8 vite punoi për vete dhe për ortakët e tij

0
56

Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili përsëriti sot në Korçë se Shqipëria nuk ka “oligarkë” dhe se taksa e sheshtë e PD iu shërben të pasurve. Në një postim në Twitter, Basha thotë se për 8 vite, Edi Rama dhe qeveria e tij, iu kanë shërbyer vetëm vetes dhe ortakëve.

POSTIMI I PLOTE I BASHES:

Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb.

Por çfarë tha Rama?

Kryeministri foli për kompanitë e mëdha që kanë marrë PPP në Shqipëria dhe tha se në vendin tonë nuk ka oligarkë. Por Rama shkoi dhe më tej, kur tha se me taksën e sheshtë të PD, do të favorizohen oligarkët, duke i marrë buxhetit 50 milionë euro, që tani i paguajnë si taksë.  “Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Askush nuk më detyron dot mua dhe qeverinë që të ndërmarrë hapa për të plotësuar kërkesat e tyre në dëm të interesit publik. Hapësira e kompanive që kanë akses në punët publik është shumëfishuar. Që do të thotë se sot ka shumë më tepër aktorë të tretë se më parë. Taksa e sheshtë dihet botërisht që është për të pasurit. Vetëm nga taksa e sheshtë oligarkët do të marrin në vit nga buxheti mbi 50 miln euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë.”-tha Rama.

(F.g/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here