Çfarë rikthimi! Izmir Smajlaj fiton medaljen e artë dhe i afrohet Olimpiadës së Tokios

0
94

Koleksionit të arritjeve në sportin e atletikës i është shtuar një tjetër medalje ari.

Atleti Izmir Smajlaj kërceu plot 7.90 metra për të varë në qafë medaljen e mjaft-dëshiruar dhe për tu ngjitur në shkallën më të lartë të fituesve.

Në turneun e zhvilluar në kryeqytetin e Austrisë, Vienë, Smajlaj i la pas të gjithë rivalët.

Vetëm 30 centimetra larg normës që të kualifikon direkt në Lojërat Olimpike të Tokios të vënë seriozisht në dyshim për shkak të situatës pandemike, por një bonus sigurie në këmbët e Smajlaj, i cili kthehet si triumfator pas operimit në gju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here