Drejtor Olsi, a i numëruat sot tifozët?

0
108

Sot, Partizani luajti kundër Vllaznisë, ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-0. Kjo sfidë prodhoi gjithçka, veç golave në fushën e blertë. Ajo që ra në sy ishte numri i lartë i të pranishmëve në tribunën e “Elbasan Arenës”.

Kaq ka mjaftuar dhe tifozët shkodranë kanë filluar ironitë ndaj Olsi Ramës, teksa ky i fundit u shpreh i shqetësuar për mbështetësit e shumtë në shkallët e “Loro Boriçit” javë më parë. Kujtojmë që ajo ndeshje u fitua nga shkodranët me rezultatin 1-0, ndërsa sot në një stadium të tejmbushur me mbështetës të kuq, takimi përfundoi në barazim 0-0./newsport.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here