Miliarderi Leo Mesi, Barça e paguan “Pleshtin” si “faraon”…

0
82

Sërish Lionel Mesi trondit Spanjën. Madje shifrat janë të frikshme për mbarë botën sportive dhe më tej. E përditshmja katalane “El Mundo Deportivo” ka publikuar në detaje shifrat që përfiton argjentinasi nga rinovimi i fundit i kontratës, që ka ndodhur pak më shumë se dy vite më parë.

Nga nëntori 2017 deri 30 qershorin e ardhshëm, sipas pikave të kontratës nënshkruar me ish-presidentin Josep Maria Bartomeu, ylli argjentinas Mesi mund të përfitojë 555.237.619 euro (pa taksa), pra më shumë se 139 milionë në vit. Një shifër, që del pas mbledhjes se pjesës fikse me variablat (në bazë të arritjeve sportive).

Në marrëveshje zbulohet se “Pleshti” ka përfituar dy shifra marramendëse në formë bonusi: 115 milionë euro për hedhjen e firmës dhe 80 milionë euro për besnikëri ndaj klubit katalanas të Barcelonës.

Duke iu referuar shifrave që përfiton nga arritjet sportive, Leo Mesi, deri tani ka siguruar 511 milionë euro nga kontrata, që përkthehet me 92% të totalit të mundshëm, pavarësisht se në tri edicionet e fundit Barça nuk ka arritur në finalet e Championsit League.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here