Olsi Rama i revoltuar me gjyqtarin për kartonat e kuq: Krymi ishte agreziv, ndërsa Bitri ishte pasiv, nuk e kuptoj çfarë bëjnë këta arbitra

0
41

Partizani-Vllaznia u mbyll në barazim pa gola 0-0. Një ndeshje me shumë raste për shënim, por në fund ekipet ndan nga një pikë. Ky takim prodhoi gjithashtu edhe dy kartona të kuq, Bitri për Partizanin dhe Krymi për Vllazninë. Gjatë prononcimit të trajnerit Daja për “Gol pas Goli”, ndërhyri edhe drejtori sportiv I Partizanit, Olsi Rama. Sipas Ramës, gjytari gaboi duke ndëshkuar Bitrin me të kuq, por duhet të ndëshkonte vetëm Krymin.

“E pashë edhe gjatë ndeshjes dhe e shikoj e këtu, Bitri vë duart në kokë për të mos rënë në tokë, ndërsa lojtari I Vllaznisë e godet. Nuk e kuptoj se çfarë bëjnë këtë arbitrat. Ma konfirmoi edhe lojtari vetë që nuk dëshironte të rrëzohej për të mos bërë skena të shëmtuara. Krymi është agreziv në këtë rast ndërsa Bitri është pasiv”, u shpreh Rama./newsport.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here