Pranë zjarrit, Rama e nis ditën me një urim për të gjithë qytetarët

0
40

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një urim për të gjithë shqiptarët.

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale teksa shihet pranë një oxhaku. Si duket kryeministri ka zgjedhur që këtë të dielë ta kalojë në një vend me dëborë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë zjarr të ëmbël malesh me dëborë, ju uroj një të dielë plot ngrohtësi me kë ju do zemra,” shkruan Rama në postimin e tij.

Rama ditën e djeshme ishte në Korçë ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët dhe ka vizituar disa fshatra turistikë. Si duket kryeministri ka zgjedhur që këtë të dielë ta kalojë atje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here