Prishet frigoriferi me 1,600 doza në SHBA, qytetarët e veshur me pizhama vrapojnë të marrin vaksinën të parët

0
47

Të veshur me pizhama, qindra njerëz u dyndën për të marrë vaksinat Covid në Seattle pasi një frigorifer që ishte duke mbajtur 1,600 doza u prish.

Brenda frigoriferit që u prish në spitalin Kaiser Permanente, ishin vaksinat e kompanisë farmaceutike Moderna, të cilat duhet të injektoheshin shpejt ose do të dilnin jashtë funksionit brenda pak orësh.

Një tetefonatë urgjente u lëshua rreth orës 11:00 të mbrëjmes, duke paralajmëruar banorët se kishin një shans të rrallë për të bërë vaksina nëse shkonin menjëherë pranë spitalit.

Ne duhet t’i bëjmë këto 1,600 doza në krahët e njerëzve në 12 orët e ardhshme“, tha Susan Mullaney, presidentja rajonale e Kaiser për Uashington, të premten në një konferencë për shtyp virtuale, duke përshkruar thirrjen e spitalit për veprim.

Brenda një kohe shumë të shkurtër, rreth orës 3:30 të mëngjesit, vaksinat ishin administruar të gjitha, thanë zyrtarët e spitalit.

(kle.mu./dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here