Sylvester Stallone, bullgar?!

0
61

Kjo pasaportë e rreme bullgare, me emrin e Sylvester Stallone, është gjetur nga policia gjatë një kontrolli në një banesë në qendër të Plovdivit.

Mendohet se një bandë që merrej me falsifikim kartëmonedhash dhe dokumentesh, e përdorte këtë pasaportë për të reklamuar aftësitë e saj në falsifikime.

Prokurorët thanë se ky dokument i tregohej klientëve të mundshëm, për t’ia bërë të qartë se puna e bandës ishte e një cilësie të lartë.

Përveç pasaportës bullgare me emrin Sylvester Stallone, u gjetën edhe mijëra kartëmonedha 100-euroshe dhe 50-dollarëshe./a2news.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here