As me dietë dhe as me palestër, Luana Vjollca bie 10 kilogramë: Tani nuk dua por vazhdoj që të dobësohem akoma…

0
52

Moderatorja Luana Vjollca ka treguar  disa sekrete të vogla të sezonit të saj në ekran, një prej të cilëve ishte se ka humbur 10 kilogram vetëm nga situate e vështirë që ka qënë. Ajo është shprehur se stresin e ka pasur me të dobësuar, dhe ka ardhur një moment që ajo nuk e ndalon dot më dobësimin, edhe pse nuk është në dëshirën e saj.

“Unë e kam stresin me të dobësuar. Këtë sezon jam dobësuar shumë, sepse ka qenë një nga më të vështirët, por fatmirësisht më i suksesshmi në “Shiko kush luan”. Dhe kam humbur nga vjet sivjet, plot 10 kile.

Por kam përshtypjen se edhe pandemia, fakti që po qëndronim në shtëpi ka ndikuar, sepse aty fillova mora këtë pjesën e dobësimit dhe nuk po ndalem më, vazhdoj të bie pa dëshirë”, u shpreh Luana.

Patjetër që kjo nuk është mënyra më e mirë që duhet të kujdesemi për shëndetin dhe për këtë arsye ajo dhe nuk e ka sugjeruar aspak këtë mënyrë të të mbajturit të trupit në formë. Të gjithë e kanë vënë re dobësimin e Luanës, e madje në jo pak raste janë shprehur se ajo e ka holluar belin me fotoshop.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here