Kush ju gjobit juve që bëheni pjesë e fushatës? ‘Spërdridhet’ Rakacolli: Kishte një përplasje oraresh…

0
40

Zv.ministrja e shëndetësisë dhe njëherësh kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli u pyet nga gazetarja e Fax news Fjona Çela për foton, ku ajo ishte pjesë e një takimi me më shumë se 10 persona ne fushate.

Rakacolli tha se ka pasur një keqkuptim në momentin kur është bërë fotoja, pasi takimet kanë qenë me më pak se dhjetë persona, dhe shkrepja është bërë kur njerëzit ishin duke ndryshuar vendet. Sipas Rakacollit ai takim ka qenë një rast i izoluar, dhe vetë ajo ka reaguar dhe në mbledhjen e strukturave të PS-së, kur e ka kuptuar se në sallë kanë qenë më shumë se 10 persona.

Ndërkohë që Rakacolli u pyet dhe për pamjet e Ermal Mamaqit, i cili mbajti një trajtim online me dhjetra persona, për të cilin tha se ishte në dijeni se ishte gjobitur.

Zv.ministrja nuk ”harroi” ti përmendte detyrat medias, që sipas saj duhet të punojë më shumë në ndërgjegjësimin e publikut.

Rakacolli: Ne kemi thënë shumë qartë masat që duhen respektuar, Inspektoriati Policia e Shtetit janë në krye të detyrës, por nuk mund të bëhet asgjë pa ndërgjegjësimin e qytetarëve. Edhe media duhet të fokusohet më tepër, pikërisht te sensibilizimi.

Ajo ka qenë një incident i izoluar, ka qenë një situatë që unë e kam shpjeguar ku ka ndodhur, ka qenë në fund të një takimi me më pak se dhjetë veta. Unë kam reaguar menjëherë që atë ditë, kur kam vënë re që kanë qenë shumë persona kam reaguar vetë aty, ka pasur një përplasje oraresh.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here