Me bikini në mes të dëborës,juristja bukuroshe: Jeta virtuale është thjesht imazh për syrin, realja është ndjesi!

0
101

Është natyrë që i pëlqen vera si stinë, por për t’u ndjerë ngrohtë në dimër sekreti është te gjendja e bukur emocionale që po përjeton.

Modelja Xhensila Seferi ka sfiduar dëborën në mes të janarit, duke pozuar me bikini, momente që i rrëfen si një adrenalinë më shumë për t’i dhënë inspirim jetës.

E diplomuar për drejtësi, blogerja që njihet për postimet e saj të bukura në “Instagram”, rrëfen për “Panorama Plus” diferencën mes virtualitetit dhe realitetit, si dhe sekretet për t’i shijuar jetës maksimumin…

Me bikini në dëborë, ishte thjesht set fotosh apo je aq aventuriere sa të dalësh në borë si në plazh?

Xhensila Seferi: Jo, nuk ishte set fotosh, në fakt, por një ide e çastit. Le të themi një tendencë e viteve të fundit, nëse do të tregohesha e sinqertë. Por të sfidosh borën, të ftohtin është sfida ndaj asaj që mund të jetë edhe e ftohtë kundrejt teje. Një adrenalinë më shumë…

Ku i realizove ato foto dhe kishte pushues dimërorë që të shihnin me habi apo me zili?

Xhensila Seferi: Fotot u realizuan në Voskopojë. E zgjodha vendin duke u kujdesur që të mos kishte njerëz përreth, normalisht.

Me bikini në dëborë, ishte thjesht set fotosh apo je aq aventuriere sa të dalësh në borë si në plazh?

Xhensila Seferi: Jo, nuk ishte set fotosh, në fakt, por një ide e çastit. Le të themi një tendencë e viteve të fundit, nëse do të tregohesha e sinqertë. Por të sfidosh borën, të ftohtin është sfida ndaj asaj që mund të jetë edhe e ftohtë kundrejt teje. Një adrenalinë më shumë…

Ku i realizove ato foto dhe kishte pushues dimërorë që të shihnin me habi apo me zili?

Xhensila Seferi: Fotot u realizuan në Voskopojë. E zgjodha vendin duke u kujdesur që të mos kishte njerëz përreth, normalisht.

Dikush mund të mendojë nuk ke frike se mos rrezikon në këtë kohë pandemie?

Xhensila Seferi: Rrezik nga kush?! Praktikisht isha e veçuar nga kushdo.

Cila stinë të inspiron më shumë, je tip vere apo dimri?

Xhensila Seferi: Natyrisht, vere. Por këto vitet e fundit sikur edhe dimri po bëhet shumë “i ngrohtë” në gjendjen time emocionale dhe përjetuese. Sidomos bora, që ka atë ndjesinë e magjisë, ashtu sikurse yjet në një qiell gjigant në një mbrëmje gushti…

Le të ndalojmë te jeta jote si blogere “Instagram”- i, do veçoje fitimet apo humbjet?

Xhensila Seferi: Një jetë fluide që rrjedh vazhdimisht dhe nuk ndalet. Jo më kot thonë që kush ndalon, është i humbur. Rëndësi ka që të jesh gjithmonë gati për sfida të reja dhe për të bërë atë që ke më shumë qejf. Sepse me pasionin nuk humbet kurrë.

Ke menduar ndonjëherë të largohesh nga jeta virtuale për t’iu dedikuar vetëm asaj reale?

Xhensila Seferi: Virtuale është thjesht imazh për syrin, kurse reale ndjesi!

Një modele si ty për çfarë duhet të frymëzojë vajzat për të qenë model në jetë?

Xhensila Seferi: Pavarësisht nëse është thjesht për përqendrim te vetja ose për një pasion të lindur, bota e modës është një sektor që funksionon në të gjitha aspektet. Dhe modelimi është prova e kësaj. Një profesion i vërtetë për të përgënjeshtruar të gjithë ata që e shohin vetëm si hobi.

E nëse kufizohemi vetëm te bukuria, është ajo armë për fituar zemrën e çdo mashkulli që ëndërron?

Xhensila Seferi: Pamja e parë ka rëndësi, sepse është impakti i syve, por fillimisht ajo fiton vëmendjen e mashkullit. Zemrën e fitojnë të tjera gjëra: respekti, sjellja, ndjenjat.

Koha që ikën ç’ndjesi të shkakton dhe a të bën të reflektosh?

Xhensila Seferi: Që duhet të jemi gjithmonë vetvetja, të jetojmë dhe të jemi të lumtur!

E bukura e jetës është liria personale apo familja personale, ti si e ke projektuar të ardhmen që të pret?

Xhensila Seferi: Një njeri mund të jetë i lirë dhe në familje. Jemi në vitin 2021, ndaj zinxhirët (metaforë) të së shkuarës janë shkëputur prej kohësh.

/Panoramaplus.al/ Nga Klotilda Harka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here