“Nuk më dalin llogaritë dua të qaj, por nuk kam lot”! DJ Vicky me batuta edhe në ‘dhimbje’ për efektin e shëmtuar të pandemisë

0
72

Vik Kraja është një emër mjaft i dashur për publikun dhe një nder personazhet më karizmatik në showbizin shqiptar.

Këtë të diel ai ka qenë i ftuar në “Why Not” në RTV Ora ku gjatë bisedës me moderatoren e emisionit, Roza Latin  nuk la pa përmendur as pasojat që pandemia e Covid-19 ka lënë pas në jetën e tij.

Vicky tregoi se si ai po ashtu dhe bashkëshortja e tij, Amanda besojnë se kanë kaluar Covid-19 ndonëse testi serologjik ka vërtetuar të kundërtën.

“Më ke kapur të papërgatitur. Kam patur simptoma, edhe unë edhe bashkëshortja ime,  bëmë testin serologjik por doli që jo”- thotë ai.

I pyetur se për çfarë e ka marrë malli më shumë si të gjithë ne edhe Vickyt i mungon koha kur jetonim pa doreza, maska dhe kur takoheshim pa frikë me njerëzit tanë të dashur.

“Të puth njerëzit, të dal me njerëzit, më ka marrë malli të shtyp ashensorin dhe të shkoj të ha bukë pa larë duart. Më ka marrë malli të ri rehat, tani je gjatë gjithë kohës me doreza, maskë, dizifektanin, kujdes”

Mirëpo, ashtu siç e dimë një nga sektorët më të prekur nga panedmia ishte bota e muzikës. Si masë parandaluese për pandeminë me urdhër të organeve përkatëse u vendos që, clubet të mbyllen kështu puna e Dj, këngëtarëve u stopua. Vicky thotë se edhe pse ka një profesion tjetër si grafik dizanjer, shpenzime e familjes janë të mëdha dhe nuk dalin llogaritë.

“S’po i hy fare këtij muhabeti se po kalojmë depresion për herë të tretë për atë  punë, si nga lekët, si nga trutë dhe nga qejfi. Gjendja nuk ka qenë mjeruese sepse unë kam një profesion tjetër që jam grafik dizajner, fati im që kam patur të ardhura dhe kam qenë i stabiluzar.

Po të isha vetë nga muzika do të ishte fatale. Siç e kam vënë re që më ka dhënë një goditje shumë të madhe, jam shtuar në familje jam bërë me dy fëmijë, janë shtuar shpenziemt dhe vjen një moment që kupton që nuk po dalin llogaritë. Nuk po hymë fare te qejfi, te pasioni, te adrenalina, te dashuria ime më e madhe që është muzika që edhe mund të qaj por nuk kam lot“/oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here