Ronela Hajati thumbon kolegët: Këngët me super bujë dalin thjesht të zakonta më pas..

0
114

Kemi parë shpesh që kur ka ndonjë bashkëpunim mes këngëtarëve apo këngë vetëm, bëhët bujë nëpër rrjetet sociale duke paralajmëruar që do bëhet nami, dhe pse ndonjëherë nuk del ashtu siç paralajmërohet.

Kështu është shprehur edhe vetë këngëtarja Ronela Hajati, në një postim në instagram, ku hedh kunja për kolegët e saj por pa dhënë detaje më shumë.

“A më duket vetëm mua, apo të gjitha projektet “gjigante” apo bashkëpunimet që mezor i presin të gjithë, rezultojnë këngët dhe materialet më të zakonshme ever?  Hmm”- shkruan ajo, duke na bërë kuriozë të dimë me kë e ka.

Në postimet e saj në instagram ka shprehur se ka këngë të reja për këtë vit, dhe se priten shumë shpejt të publikohen.

Projekti  i saj më i ri titullohet “Rron” dhe ne po presim ta dëgjojmë.

Kënga e saj e parë për këtë vit do publikohet më 15 mars po ska dhënë më shumë detaje duke na lënë në pritje të gjithve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here