Aktualitet’/ “Politikanët shqiptarë janë dhjaksa”, analisti Kristo: Këto urrehen me njëri-tjetrin, s’mbaj mend një debat politik që nga koha e Fatos Nanos me Sali Berishën

0
58

Analisti Erion Kristo ishte i ftuar në emisionin ‘Aktualitet’ ku foli mbi takimin që u zhvillua gjatë pasdites së sotme në presidencë, një takim ky i thirrur nga ambasadorja Yuri Kim me krerët e politikës në Shqipëri. Kristo tha se politikanët shkuan të përulur përballë një fuqie shumë të madhe që është SHBA, ndërkohë popullin shqipëtarë nuk e llogarisin.

Ndër të tjera Kristo u shpreh se politikanët shqiptarë duhet të ulen dhe të bisedojnë më njëri-tjetrin për problemet që kanë shqiptarët.

“Politikanët shqiptarë janë dhjaksa. Unë i quajta ashtu sepse këto politikanë nuk kanë asnjë detyrim ndaj popullit shqiptarë i cili i ka zgjedhur aty, por shkojnë të përulur përballë një fuqie shumë të madhe që është SHBA. Natyrisht unë bashkohem me tezën e NATOS, por ka edhe një kuriozitet tjetër që një nga elementët themelorë të pjesmarrjes në NATO është demokratizimi i vendit.

Duhet të ketë një shtet funksional dhe një demokraci funksionale që ne nuk i kemi aktualisht dhe kjo klasë politikanësh duhet të uleshin dhe të bisedonin me njëri-tjetrin për problemet e shqiptarëve gjatë gjithë kohës. Ndërkohë këto urrehen dhe nuk mbaj mend një debat politik mes dy palëve që nga koha e Fatos Nanos me Berishën nuk mbaj mend që të ketë ndodhur një debat, ndërkohë problemet e vendit janë jashtëzakonisht të mprehta dhe shqetësimet e shqiptarëve janë jashtëzakonisht të mprehta dhe ne nuk i shohim prandaj unë i quaj dhjaksa sepse këto i përulen forcës, këto ne nuk na llogarisin”- u shpreh Kristo.

(S.D/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here