“Gol dhe trekanç”, hit në rrjetet sociale, flet gazetari Bashkim Ramekaj: Do ndëshkoj ata që u tallën me mua…

0
24

“Gol dhe trekanç”, është ky hiti i momentit në rrjetet sociale. Një video e bërë virale na tregoi një formë krejt origjinale të të bërit koment. Shumëkush është kuriozuar dhe do të dijë se cili është ai që qëndron pas zërit që komenton ndeshjet e Veleçikut dhe ne po jua zbulojmë. Bëhet fjalë për Bashkim Ramekajn, bashkëpunëtor prej disa vitesh i “Panorama Sport”.

Përveçse shkruan, ka edhe një tjetër zanat: bën komentatorin. Në Malësinë e Madhe e quajnë edhe “Babushi i sportit” dhe jo më kot, pasi në rininë e tij ka qenë edhe maratonist i Apolonisë dhe Vllaznisë. E megjithatë, është vetë 65-vjeçari që na rrëfen më shumë për veten në këtë intervistë të dhënë enkas për gazetën

Bashkim, sa kohë keni që punoni si komentator sporti?

Po e nis pak më herët. Unë jam i datëlindjes 1956 dhe pasi mbarova filloren dhe gjimnazin, shkova ushtar. Megjithatë, sporti për mua është pjesë e jetës. Kam qenë maratonist me Apoloninë para ushtrisë dhe pasi u lirova, kam kaluar te Vllaznia. Në maratonën e 10 kilometrave, arrita edhe vendin e tretë.

Më pas nisa që të angazhohesha si gazetar sporti. Fillesat i kam pasur te gazeta e parë e sportit, “Sporti popullor”, por në të njëjtën kohë kam qenë edhe radiokronist në “RTSH”. Kam mbuluar gjithnjë Veleçikun. Kur e lashë atletikën, kam qenë edhe trajner moshash në të njëjtin profil. Ymer Striniqi më futi në këtë rrugë. Më ka pasur nxënës në 8-vjeçare dhe gjimnaz, ku e nuhati që isha i dhënë për këtë punë. Që prej asaj kohe, nuk iu ndava kurrë…

Si lindi shprehja e famshme “Gol dhe trekanç”?

Krejt natyrshëm. Ishte takimi me Vorën dhe Veleçiku po vuante shumë, nuk kishte rezultate të mira deri në atë pikë të sezonit. Ishte fitorja e parë që mori. Kur Banushaj gjuan dhe e çon topin drejt e në trekëndësh, në atë moment them me të madhe: “Gol dhe trekanç”. Nga emocionet e përsërita dy herë, më doli nga shpirti.

Ndihem, patjetër, pasi tani zëri im, teksa komentoj, është dëgjuar nga i madh dhe i vogël nga çdo shqiptar në mbarë botën. Unë Veleçikun e kam në gjak dhe nuk pendohem që e thashë atë shprehje.

Besoj nuk ju kanë ndaluar telefonatat që pas atij momenti, çfarë ju kanë thënë miqtë dhe kolegët?

70% e komenteve që kam marrë, janë pozitive. Pjesa tjetër jo edhe aq. E megjithatë, do t’i ndëshkoj (qesh). Të rinjtë përgjithësisht më kanë përgëzuar. E kam thënë edhe në transmetim, direkt pasi videoja u bë virale dhe po shpërndahej gjithandej, që unë bëhem pishman. Kanë filluar të bëjnë edhe montazhe, me video që nuk i përkasin Veleçikut, por për mua nuk është problem. Unë jam veteran i sportit, madje jam inspektor i sportit në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here