Këngëtarja e famshme tha që e kishte droguar kur ishte 12 vjeçe, reagon e motra pas akuzave të rënda: Dua 1.25 milionë dollarë

0
34

Këngëtarja e famshme Mariah Carey është paditur në gjykatë nga motra e saj e madhe për “shqetësim emocional” që buron nga libri me kujtime të këngëtares amerikane që u publikua në vitin 2020 “The Meaning of Mariah Carey”.

Procesi gjyqësor i Alison Carey u paraqit në gjykatën supreme të Neë York të hënën e kaluar dhe ajo kërkon të paktën 1.25 milion dollarë dëmshpërblim. Alison akuzon Mariah për “poshtërim publik të pashpirt, të egër, hakmarrës, të përçmuar dhe krejt të panevojshëm” përmes librit.

Procesi gjyqësor shton se Alison, e cila përfaqëson veten në veprimet ligjore, është “në depresion të rëndë dhe në mënyrë jo karakteristike që nga botimi i librit të motrës së saj dhe tani po lufton përsëri kundër abuzimit me alkoolin pasi kishte qëndruar pa pirë për shumë kohë.

Alison kritikohet shumë nga Mariah në kujtimet e saj. Ajo pretendon se Alison do të “shkëmbente trupin e saj për para ose drogë”; se ajo drogoi Mariah-n në moshën 12-vjeçare me valium dhe i ofroi kokainë; dhe se ajo i shkaktoi djegie të shkallës së tretë Mariah-s duke i hedhur një filxhan çaj të nxehtë në shpinë. “U deshën vite para se të pranoja një goditje të zakonshme në shpinë, pasi pjesa më e madhe e lëkurës sime duhej të rinovohej dhe riparohej plotësisht“, shkruan Mariah.

(E.H/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here