Fatos Nano: Sali Berisha më ka vjedhur 4 vitet më të bukura të pjekurisë time, më vrau nënën

0
22

Ish-kryeministri Fatos Nano ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për vdekjen e nënës së tij. Në një rrëfim të rrallë në “Opinion”, Nano tha se veprimet e Berishës, kanë bërë që e ëma të jepte shpirt, teksa e prishte e pikëlluar të dilte nga burgu.

Ai tregon edhe një mesazh që kishte regjistruar në një kasetë, të cilën kishte planifikuar ta luante në varrimin e të ëmës, ku thoshte: Sali Berisha, pse më vrave nënën.

“Sali Berisha më ka vjedhur katër vitet më të bukura të pjekurisë time. 38 dhe 42 vjeç. Sali Berisha…mund të thuash me plot gojën që më ka vdekur nënën…kur u nisa në Prokurori, i thashë ‘mund të vonohem’. Të kuptoj bir, më tha, do të të pres dhe i ra një pikë lot. Deri kur filluan disa rrëmuja dhe dolën fjalë që mund të lirohej Nano….Por ato fjalë i rrëzoi Berisha dhe me atë zemër që kishte ajo, aq duroi dhe dha shpirt. Mora djalin që kisha aty dhe i thashë ‘unë më duket s’po vij, merr një kasetë dhe regjistro mesazhin tim’. Mesazhi që regjistrova ishte: Sali Berisha, pse më vrave nënën? Dhe tek varri, isha vetë prezent, mund të thoja ç’të doja, por aty e keni dëgjuar vetë, falenderova autoritetet për mundësinë që më dhanë të isha prezent. Dhe këtu përplasen dy efektet e burgut. Më bëri më tolerant,”- tha Nano.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here