Fatos Nano tregon si e ftoi Ramën në politikë: Kisha nevojë për një rebel mes socialistëve, brodhëm një natë të gjatë rrugëve të Parisit, derisa u mbyllën lokalet

0
32

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar se si e ka ftuar kryeministrin aktual Edi Rama që të bëhej pjesë e politikës në Shqipëri. Në një intervistë për “Opinion”, Nano tha se Ramën e ka takuar në Paris, aty ku kishte folur edhe me partnere e tij gjermane.

Ai shtoi se e ftoi që të bëhej pjesë e politikës pas një shëtitjeje të gjatë në rrugët e Parisit, derisa u mbyllën të gjitha lokalet, por që ai e refuzoi. 

Pjesë nga intervista

Fevziu: Përse vendosët ta thërrisnit Ramën në qeveri në 1998 kur nuk njihej për karrierën politike dhe njihej si njeri problematik dhe polemist, a u penduat më pas për këtë?

Nano: Shumica e pjesëmarrësve të rinj në politikë nuk kishin përvojë politike. Kështu që nga kjo pikëpamje Rama nuk mund të stononte. E dyta unë kisha arritur të flas me Edin, gjatë dy viteve të mia në Paris kur takova Zhospenin, mars- prill 1998. U takuam natyrshëm.

Fevziu: Në atë kohë nuk kishit idenë për ta ftuar?

Nano: Aty e ftova. Kemi harxhuar një natë të gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit, sa u mbyllën lokalet. Dhe ai ishte i shoqëruar me gjermankën atëherë, partneren e tij dhe ajo i thoshte: Dëgjoje ka të drejtë. Unë e fotja ai hezitonte. Arsyeja ishte njerëzore. Unë kisha nevojë për një rebell në rrethin e socialistëve. Një njeri me ide novatore që të provokonte mendimin e ndenjur që trashëgova. Dhe isha i sinqertë në këtë ftesë.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here