“Kape, mos e lër të ikë”/ Fatos Nano: Edin e bëra Ministër Kulture sapo u varros Kristaqi, ia kisha premtuar Luan Ramës

0
25

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar se si e bëri Edi Ramën ministër kulture, në një çast, kur sapo ia kishte premtuar atë post, Luan Ramës.

Në një intervistë për “Opinion”, Nano tha se Rama ka shkuar në zyrën e tij sapo kishte dalë Luan Rama dhe brenda disa sekondave ishte ndërruar i emëruari për postin. 

Pjesë nga biseda në studio

Fevziu: Ai pse hezitonte?

Nano: Sepse nuk ishte shkëputur ende nga jeta e emigracionit, nga projektet aristike, shoqëria që kishte krijuar, nuk ishte gati me sa duket për t’ju afruar politikës tek e cila kishte pësuar zhgënjimet e para kur u krijua PD, apo jo? Nuk formulonte argument kundër por ama voluntive e reagimit ishte negative. Me sa duket vdekja e Kristaqit solli një kapërcim në arsyetimin e tij.

Fevziu: Ja përsëritët ftesën?

Nano: Jo, erdhi direkt në zyrën time, pasi ishte varrosur Kristaqi. Për koincidencë, kur unë po mbyllja qeverinë e prillit të ‘98, sapo nxora nga zyra Luan Ramën duke e emëruar si ministër të kulturës.

Rama që doli dhe unë që isha brenda nuk e dinim ça interesi kishte Rama që hyri dhe tha: Jam gati të hyj Ministër Kulture. Lajmërova sekretaren dhe i thashë: Kape Luanin, mos e lër të iki. E takova në paradhomë Luanin dhe i thashë: Do e lëmë për një herë tjetër. U ktheva brenda dhe i thashë: Dakord, Ministër Kulure.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here