Kryeministri tha se të rinjtë në Korçë arrijnë të fitojnë deri 4000 euro në muaj online, deputeti sfidon Ramën: U talle me të rinjtë, publiko …

0
29

Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama ditën e sotme në lidhje me deklaratën e tij se të paktën 100 të rinj në Korçë arrijnë të fitojnë deri në 4000 euro në muaj nga puna online.

Sipas Përmetit, kjo është gënjeshtra e radhës e kryeministrit, ashtu si premtimi për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, aij të Vlorës apo shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Ndër të tjera, deputeti i opozitës parlamentare sfidon Ramën të publikojë pagesën e tatimeve dhe taksave për të ardhurat e këtyre të rinjve, nëse kjo që thotë është e vërtetë.

Postimi i plote:

Sfide publike per nje genjeshtar.

Rama sot deklaroi se te pakten 100 te rinj ne Korce paguhen nga 1000-4000 euro ne muaj per punen e tyre ne internet. Njesoj si me aeroportin e Kukesit, njesoj si me aeroportin e Vlores, njesoj si me rindertimin e shtepive te rrezuara nga termeti, Edi Rama tha dicka sa per te thene, u tall me te rinjte korcar te cilet kane veshtiresi te gjejne pune me rroge minimale e jo me te sigurojne 4000 euro rroge mujore. Rama sot genjeu dhe une e sfidoj publikisht te provoje kete qe ka deklaruar.

Sipas Edi Rames jane te pakten 100 te rinj qe paguhen nga 1000-4000 euro ne muaj. Pra neqoftese e perllogarisim me mesatare, del qe 100 te rinj te paguhen me 2000 euro ne muaj (perafersisht). Pra pagesa hyrese per keta te rinj eshte 200.000 euro ne muaj ose 2.4 milion euro ne vit. Z. Rama neqoftese nuk ke genjyer te sfidoj te publikosh pagesen e taksave dhe tatimeve per 2.4 milion euro te ardhura te ketyre te rinjve. Sigurisht nuk mund te fshihesh mbas pretendimit qe eshte pune e padeklaruar ne internet sepse ju e dinit, madje ju e dinit saktesisht edhe numrin e te punesuarve edhe sa paguhen, pra ose eshte vetpunesim i deklaruar (sic e parashikon ligji) ose ju thjesht genjeni.
Une jam ne pritje…, edhe te rinjte korcar qe enden rrugeve ne kerkim te nje pune me page 200 euro.

Në fjalën e tij të mbajtur ditën e sotme përmes një konference, Edi Rama zbuloi detaje të platformës “Shqipëria 2030”, teksa solli si shembull disa të rinj në Korçë, për të cilët u shpreh se sot fitojnë nga 1000 deri në 4 mijë euro në muaj, falë projekteve dixitale.

(E.H/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here