“Maskarenj që i fryjnë zjarrit”, Rama për çështjen e detit: Vendimet e Greqisë janë keqinterpretuar

0
52

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi në Sarandë me qytetarët u pyet për “çështjen e detit” me Greqinë.

Rama ritheksoi se kjo çështje nuk e prek Shqipërinë, duke shtuar se Greqia është në të drejtën e saj, por nuk ngurroi ti etiketonte si “maskarenj” personat që sipas tij keqinterpretojnë çështje me rëndësi të tilla.

“Vendimet e Greqisë janë keqinterpretuar. Këtu nuk janë miljet e nevojshme për tu shtrirë 12 milje. Që Greqia të shtrihet 12 milje duhet të vendosë kufirin në Memaliaj. Nuk ka mundësi që as Shqipëria të shtrihet 12 milje dhe as Greqia të shtrihet 12 milje.

12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet. Greqia ka ushtruar të drejtën e vet. Ideja që deti mund të shitet si kos është absurde dhe keqardhja më e madhe është se ka aq shumë peshq me këmbë që e marrin për të mirëqenë. Dhe ata që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri janë maskarenj, qenie të ulëta dhe për fat të keq kanë një pjesë të njerëzve që i ndjekin nga pas.

Sot jam shumë krenar që kemi arritur të vendosim rrugën e komunikimit me Greqinë, sot marrëdhëniet janë pozitive dhe ajo që ka bërë nuk e impakton Shqipërinë”, tha më tej Rama.

/abcnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here