Ibrahimovic feston rekordin me një Ferrari të veçantë, prodhim i limituar dhe çmimi i makinës është marramendës

0
57

Ky Milan është si Ferrari dhe Ibrahimovic është Schumacher i skuadrës. Suedezi, për të festuar fitoren e tij ndaj Crotones, me 501 gola, e ndau këtë moment me një postim në Instagram.

Një foto që ngiste Ferrari Monza SP2 të tij, shoqëruar me 4 fjalë: “Rruga drejt objektivit”.Është pak sikur Ibra të donte të simbolizonte se si ai u ul pas timonit të një makine të shpejtë garash, i vendosur për ta bërë atë të kalonte i pari vijën e finishit.

Makina që Zlatan zgjodhi për postimin nuk u zgjodh rastësisht nga garazhi i tij. Ferrari Monza SP2 është një prodhim i limituar i markës më të njohur të makinave, prodhuar në vetëm 499 copë. Makinë në fakt që arrin deri në 810 kuaj fuqi e që garanton performancë të lartë siç është shpejtësia nga 0-100 në 2.9 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej mbi 300 km / orë. Çmimi? Të paktën 1.5 milion euro.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here