Manchester City vrapon drejt titullit kampion, pasi mbrëmjen e sotme ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Liverpoolit në “Anfield Road’ dhe shkoi në kuotën e 50 pikëve, 5 më tepër se Manchester United i vendit të dytë.Një disfatë e rëndë për skuadrën e Jurgen Klopp që tashmë kreun e klasifikimit gjithnjë e më larg.
Një dorë të madhe në këtë humbje pati edhe portieri i Liverpool Alisson Becker, i cili me dy gafat e tij i fali dy gola “qytetarëve”. Por një arsye qesharake ka ardhur nga trajneri Klop për gabimet e portierit brazilian, duke deklaruar në prononcimin për mediat pas ndeshjes se ndoshta Alison kishte këmbët e ftohta. “Nuk mund t’i fshehim tani (gabimet e Alisonit).
Ishin dy të tilla ku nuk kishte shumë alternativa përreth, sidomos në golin e parë. Në të dytin thjesht e gjuajtin gabim topin. Nuk kam një shpjegim të vërtetë për të. Ndoshta kishte këmbët e ftohta, apo diçka e tillë.” Përfundon Klopp
E.Ç (Dosja.al)