Artistët denoncojnë: Teatri i Operas dhe Baletit, 1.8 milion lekë për logo të vjedhur; reagon Margariti

0
78

Dizajnimi i logos së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka kushtuar 1.8 milion lekë.

Por, artistët kanë denoncuar rastin duke thënë se logoja është e vjedhur.

Në janar të vitit të kaluar, TKOBAP (Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit) ka shpallur konkursin e hapur me anë të një thirrjeje publike për dizejnimin e logos së re të këtij institucioni.

Logoja e Teatrit Kombëtar për herë të parë është vendosur në faqe në muajin dhjetor 2020.

Sipas artistëve logoja e TKOBAP është një plagjiaturë e vjedhur nga site ndërkombëtare, denoncim ky i ngritur dhe nga artisti i Arteve Pamore Ardian Isufi.

E pyetur nga ABC News, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se lajmin e kishte marrë vesh përmes rrjeteve sociale dhe do të ngrihet një grup verifikimi për këtë çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here