Grabitje e frikshme sonte në Fier, agresorët hapin zjarr e plagosin një familjar

0
31

Krimi nuk po njeh frikë duke guxuar në grabitje të dhunshme herët në mbrëmje e duke hapur zjarr me pasojë plagosje.

Sonte rreth orës 20:20, në Roskovec, persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit A. Ç, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, shtetasi A. Ç, rreth 40 vjeç.

Ai u dërgua dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /noa.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here