“Po Saliu ku i gjeti lekët për pensionet”/ Rama i kthehet qytetarit: O Zot, u plake…po dorë nuk hoqe

0
53

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në rrjetin e tij të Instagram, lidhur me pensionet. Një komentues i shkruan Ramës se ku i gjeti paratë paraardhësi i tij, Sali Berisha që u jepte rritje për çdo muaj.

“Po Saliu ku i gjeti Leket qe tha dhe e zbatoi qe nuk do kete pension nen 10 000 lek .Ndersa per 8 vjet nuk eshte rritur as 3 kafe. por i eshte dhene vetem borgji oligarkve,”- shkruan ai.

Ndërkohë Rama ia ka kthyer me ironi, duke e cilësuar edhe komentuesin si simpatizant të Partisë Demokratike.

“Saliuuu akoma? O Zot o Zot, ju demokratikasit e lodhur jeni si ajo kenga, “Oh c’u plake po dore nuk hoqe…”,- shkruan Rama.

Postimi i Rames

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here