Progni: Katër mënyrat për t’u mbrojtur nga vjedhja e WhatsApp

0
30

Nisur nga paralajmërimet e fundit të policisë për vjedhjen e llogarive në WhatsApp të qytetarëve shqiptarë, eksperti Gentian Progni tha se janë 4 mënyra për të bërë më të mbrojtur llogarinë.

“Për t’u mbrojtur ka 4 mënyra. Më komune në Shqipëri është mos bërja update e aplikacionit. Versionet e vjetra të aplikacionit kanë hapësira për hakerat. Sa më i vonë të jetë aplikacioni aq më e vështirë është për t’u hakeruar.

E dyta është “two step verification” (verifikimi me dy hapa), që ka një kod 6 shifror, përveç kodit sms që të vjen. Kur personi të hakeron i duhet ky kod për të hapur chatet e tua. Vështirësia për ta hapur është shumë më e madhe.

E treta është që tek “two step verification”, (verifikimi me dy hapa), të vendosësh një adresë e-maili, që nëse ka një tentativë të vjen një e mail që të tregon: I dashur përdorues dikush ka tentuar të hyjë në llogarinë tënde të WhatsAppit.

Mënyra tjetër, që shqiptarët nuk e bëjnë është të hiqet opsioni i videove dhe fotove auto doënload, sepse nëse dikush të çon një video ose foto ajo mund të përmbajë një virus dhe virusi në mënyrë të fshehtë të marri informacionet”, tha Progni./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here