‘Jam ish-nxënësi i tij, anëtar Komiteti, nuk jam as xhebrail, as….’/ Brataj preket nga fjalët e Berishës, ish-kryeministri: Ka qenë i mirë, por tani…

0
27

Përplasje në studio mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe drejtorit të Urgjencës, Skëndër Brataj lidhur me pandeminë e koronavirusit. Berisha akuzoi Urgjencën se nuk u jepte ndihmën e parë të infektuarve, ndërsa komenti i tij mori menjëherë përgjigje nga Brataj, i cili i kujtoi se ka qenë studenti i tij dhe se akuzat nuk ishin të vërtetë. Berisha ka sqaruar se nuk kishte asgjë personale me të, duke u shtuar se shefi i Urgjencës ishte kthyer në skllavin e kryeministrit Edi Rama.

PJESË NGA BISEDA:

Brataj: Berisha tha se njëri nuk duhet të jetë aty. Besoj se e kishte me mua sepse tha “Alo, alo”. Besoj se po, Kam kujtime më të bukura se e kam pasur profesor. E mbaj mend leksionin me atë filozofinë e tij që ta fuste në tru me pahir. Jam ish-nxënësi i tij, anëtar Komiteti, nuk jam as xhebrail, as….

Berisha: Nuk kam asgjë personale. Qëndrimi im ka të bëjë me një filozofi se qindra njerëz po vdesin pa ndihmë, sepse Urgjenca u thotë nuk jeni për spital

Brataj:Jo zoti Berisha, nuk është ashtu. Më jepni një numër dhe iu gjej bisedën. Profesor kam kujtimet më të bukura nga ju që nga koha e Universitetit. Merrem 24 orë

Berisha: Edhe unë të jesh i sigurtë, me të gjitha mundësitë e mia.

Brataj:Nuk e vë në dyshim, as shqetësimin dhe as impenjimin. Interpretimet tona nuk mund të përputhen. Për ta mbyllur. gjithë këto zhvillimet dhe gjithë kjo dramë, njëri nuk ka dhë dorëheqjen. Ka thënë kryeministri në Bosnjë, kurse këtu nuk ka njeri përgjegjësi. Nuk e kam me persona.

Fevziu: Brataj ka qenë student i mirë?

Berisha: I mirë ka qenë por është bërë skllav i kryeministrit. E kam thënë, është i Edi Ramës.

Brataj: Jemi takuar edhe në vitin 2006 në studion tuaj dhe më keni pritur shumë mirë.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here