U bënë bashkë! Tayna dhe Flori kanë gati bashkëpunimin e tyre të parë, na mbetet të numërojmë ditët për ta dëgjuar

0
44

Kishte shumë kohë që qarkullonte në mediat rozë, mirëpo duket se bashkëpunimi mes Taynës dhe Flori Mumajesit është shumë pranë publikimit.

Këtë e ka zbuluar Xhani Demika i njohur si ‘menaxheri i VIP-ave’. Ai ka treguar se projekti i tyre është gati dhe na garanton se ka për të qenë një hit.

Nuk e di, kur të dalë 24 në 24 do e dëgjoj dhe pse e kam mësuar përmendësh.”- shkruan ai krahas postimit ku ne mund të shikojmë vetëm audion që është 3 minuta dhe 13 sekonda e gjatë.

Postimi

Tayna është një repere e një zhaneri shumë ndryshe nga Flori i cili njihet për ‘romantik’ ndaj do na duhet të presim se çfarë mund të sjellë dyshja së bashku. Ndoshta një këngë ritmike, ose baladë? Mbetet për tu parë…

(A.B)/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here