Zbatimi i orës policore në Shkodër/ Drejtori Brahimaj: Më thoni një lokal hapur dhe unë jap dorëheqjen!

0
45

Drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse policia do të gjejë një lokal hapur pas orës 20;00.

Në një intervistë për mediat ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojën masat shtrënguese që janë vendosur ditën e djeshme nga Komiteti i Ekspertëve,  me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe zbatimin e orës policore.

“DVP Shkodër është e fokusuar në ruajtjen e pronës, jetës dhe shëndetit të qytetarëve të saj. Në vazhdim të kësaj që thashë, ne do bëjmë ç’është e mundura që jeta, shëndeti i qytetarëve tanë të ruhet me çdo kusht, edhe përballë këtij armiku të padukshëm që është koronavirusi. Ne do bëjmë ç’është e mundura që qytetarët tanë të ndërgjegjësohen dhe në fokusin dhe tragetin tonë nuk është ndëshkimi, është ndërgjegjësimi i kujtdo, i çfarëdo lloj niveli që të jetë, arsimor apo kulturor. Ne duam që të gjithë të na mirëkuptojnë. Të gjithë të zbatojnë rregullat e vendosura nga një komision apo strukturë e posaçme shtetërore. Ne duam që të na mirëkuptojmë, duam që niveli i gjobave të jetë zero, por nga ana tjetër nuk do të tolerojmë kërkënd që do ta shikojnë si të pamundur vendosjen e këtyre parametrave në qarkun e Shkodrës. Në pedonale keni ujë tani për momentin. Më thoni një emër të një lokali dhe për 3 minuta do ikim bashkë atje, do jetë i hapur apo i mbyllur. Sot më thoni një lokal hapur tani në Shkodër, jo vetëm, por edhe në rrethina dhe të gjithë bashkitë e qarkut Shkodër, një lokal hapur dhe do jap dorëheqjen unë”, tha Brahimaj.

(A.k.dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here