Bayern Munich i rrëmben objektivin kryesor Milanit dhe “boshatis” Bundesligën, mbrojtësi francez ka firmosur me bavarezët

0
51

Dayot Upamecano do të jetë futbollisti më i ri i Bayern Munich duke filluar nga sezoni 2021-2022. Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv,Hasan Salihamidzic i cili zbuloi për Bild se ai tashmë kishte arritur një marrëveshje me mbrojtësin që aktivizohet me Leipzig.

“Unë mund të konfirmoj që Upamecano do të luajë te Bayern Munchen. Diskutime intensive për shumë muaj. Në fund të këtij procesi të gjatë, lojtari, familja e tij dhe agjentët janë të bindur se Bayern Munich është klubi i duhur për të vazhduar karrierën e tij.”

Bayern Munich, sipas të përditshmes gjermane, do të paguajë klauzolën e kontratës së mbrojtësit francez ku do të paguajë 42.5 milion euro dhe kështu mposhti konkurrencën e ashpër. Kujtojmë që Upamecano muajt e fundit ishte lidhur edhe me Milanin.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here