“Hapni telefonat”, qytetarët e bllokuar në aksin Lezhë-Milot apel institucioneve: Po zgjati dhe 1 orë do të vdesim

0
27

Autostrada Lezhë-Milot është bllokuar plotësisht si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, ngricës dhe rrëshqitjeve të automjeteve.

Për shkak të vështirsisë në rrugë trafiku i makinave ka shkuar në kilometër, ndërsa qytetarët e bllokuar bëjnë apel për ndihmë pasi situata është kritike.

Një qytetar i cili është bllokuar me automjetin e tij në Zejmen të Lezhës i bënë thirrje policisë që t’u përgjigjet telefontave pasi ‘njerëzit do të vdesin’.

Thirrja e qytetarit:

“Kemi dy orë në Zajmen të Lezhës. I biem policisë, i biem emergjencës, askush nuk ka përgjigjet. Kena fëmijë, gra, autobusi është plot me pasagjerë…i bllokum në të gjitha mënyrat…Me ba me zgjat edhe një orë këtu njerëzit po vdesin, si është koha e tillë. Kamionat kthy në mes të rrugës, a ka ushtri, a ekziston shteti ynë kund?”

(R.G/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here