Bllokohet rruga Milot-Balldren, ndërhyn USHTRIA në ndihmë të automjeteve

0
30

Sipas informacioneve për Abc News, si pasojë e reshjeve të borës u bllokua aksi rrugor Lezhë në drejtim të Milotit. Policia i devijonte automjetet nga rruga e vjetër.

Mësohet se për të normalizuar këtë aks rrugor është dashur ndërhyrja e ushtrisë, të cilët dërguan batanije që u janë shpërndarë personave që kishin nevoje dhe karburant në rast se do kërkohej. Mjeti i firmës mirembajtëse që pastronte dëborën kishte të dëmtuar pajisjen e hedhjes së kripës. Për këtë arsye është bërë e pamundur ndërhyrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here