Tirana feston borën dhe “Shën Valentinin” , qytetarët mbushin rrugët

0
34

Tirana këtë të dielë është zgjuar me një pamje ndryshe. Qytetarët e kryeqytetit i kanë gëzuar prezencës së borës.

Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se ndryshe nga se ishim mësuar që të shikonim parkun Kombëtar të Liqenit Artificial ku 14 shkurti e gjende të mbushur me çifte këtë të dielë duket se më prezentë janë familjarët dhe fëmijët të cilët gëzojnë për borën.

Ndër të tjera mësohet se jo vetëm parku i liqenit por dhe hapësirat e tjera të Tiranës janë dyndur nga qytetarët të cilët kanë dalë duke shijuar panoramën piktoreske të ofruar në Tiranë nga reshjet e borës. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here