“Ne jemi të përmbytur, vizita e Ramës për vaksina është absurde”, kryeministri pritet me protesta në Shkodër

0
41

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga qytetarët e Shkodrës të cilët janë shprehur për Faxnews se është absurde vizita e tij për vaksinat kur qyteti është i përmbytur.

“Ne jemi të përmbytur, vizita e Ramës për vaksina është absurde”, u shpreh një banor i zonës.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Shkodrës pasi pritet që të fillojë vaksinimi për personelin mjekësor të qarqeve të Veriut. Rama u pa në qytetin e Shkodrës teksa mbërriti me një eskortë policie, ndërsa dhjetra efektivë kanë blinduar qytetin./faxweb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here