Nis vaksinimi në rrethe! Rama i pranishëm në Shkodër, Manastirliu shkon në Vlorë, inspektojnë nga afër proçesin

0
43

7020 doza të tjera të vaksinave anti-COVID të kompanisë Pfizer mbërritën mbrëmjen e djeshme në Shqipëri. Sot pritet që të nisë procesi i vaksinimit dhe në rrethe. Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në Shkodër në orën 09:00.

Fushata e vaksinimit do të kryhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Mësohet se në këtë fazë të parë do të jenë në total 1100 vaksina nga 7020 që kanë mbërritur në Shqipëri.

Proçesi i vaksinimit do të nisë dhe në qytetin e Vlorës i cili do të kryhet në ambientet e pallatit të Sportit dhe do të nisë me bluzat e bardha për të gjithë jugun. Mësohet se prezente do të jetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndërsa në Vlorë kanë mbërritur 1500 vaksina.

(A.B)/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here