Rama publikon foton me fëmijën dhe shkruan: Mandatin e tretë s’do ta kërkoja, por do të kthehesha në familje, i kam borxh Zahos kohën; pse dua të vazhdojmë së bashku

0
38

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh shumë domethënës dhe të fortë, jo vetëm për simpatizantët e tij, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ai e thotë hapur dhe pa dorashka, që kërkon mandatin e tretë për shumë arsye. Dhe pse familja nuk e ka pasur shumë pranë këto kohë që ka qenë kryeministër, sidomos Zaho i vogël, Rama shprehet i gatshëm të “sakrifikojë” edhe 4 vite të tjera, për të përmbyllur të gjithë procesin e Rindërtimit.

Do patjetër që të pëmbyllë luftën me Covid-19 dhe reformën në shëndetësi. Janë shumë projekte që kryeministri pret t’i finalizojë ndaj ua kërkon mandatin e tretë qytetarëve, me shumë sinqeritet dhe thjeshtësi.

Shënimi i plotë i Edi Ramës

Mandatin e Tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me Covidin dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, duke kapërcyer një mal me vështirësi; nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë, ku pasi është rimëkëmbur gjerësisht infrastruktura e spitaleve e riorganizuar sistemi shëndetësor, duhet përfunduar kjo rimëkëmbje dhe duhet pastruar organizmi i trupës së bluzave të bardha nga abuzuesit e nga batakçinjtë, që njollosin keq punën e mijëra heronjve; nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht…

Janë këto e plot beteja të tjera që nuk mund të lihen në mes, sepse asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit!

Dhe mos e harrojë askush, që të nesërmen e tërmetit edhe më optimistët thoshin se Rindërtimi kushedi kur do të bëhet… Po ja, siç po dalim përditë më të fortë nga tragjedia e tërmeti, duke hapur dyer të reja për gjyshër, prindër e fëmijë që kthehen të lumtur në shtëpi më të mira se ato që humbën, ashtu do të dalim edhe nga kjo pandemi e mallkuar, duke e kryer vaksinimin shumë më shpejt se sa duket sot dhe po ashtu betejat që do t’i fitojmë me patjetër gjatë Mandatit të Tretë, do ta cojnë në një nivel tjetër Shqipërinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here