Rama: Po të na zinte virusi para 7 vitesh do bëhej qameti

0
23

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme teksa ka publikuar pamje nga Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan ka shkruar për infrastrukturën e spitaleve në vendin tonë.

Në një postim në rrjetin social Facebook Rama shkruan se sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por ky ndryshim nuk mjafton.

Kreu i qeverisë thotë se duhet të kryejmë deri në fund ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, prandaj Partisë Socialiste i duhet mandati i tretë.

“Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?…

Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here