Sulmohet me gurë në Malin e Zi autobusi i kosovarëve

0
49

Një autobus me turistë kosovarë është sulmuar me gurë në Berane, një qytet verilindor i Malit të Zi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare, që citojnë punonjësin e një agjencie turistike, i cili ka ndarë në Facebook edhe pamje të autobusit me xhama të thyer.

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar agjenti i turizimit Semir Kardovic, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Grupi i turistëve nga Kosova shkonin për ski në zonën e Kolashinit./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here