Sot, 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

0
50

Sot bëhen 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, që solli për Shqipërinë një epokë të re.

Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri.

Më 20 shkurt 1991, dhjetëra dhe mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i bustit të diktatorit u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

Në fakt, revolta popullore kishte nisur me protestat e studentëve në fund të dhjetorit për t’u shpërndarë më pas në çdo qytet të vendit.

Busti u rrëzua në një kohë kur vendi ndodhej në një situatë të rënduar politike. Kishte vetëm dy muaj që ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri më 31 mars 1991.

20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist.

Kjo shënoi edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Pamjet e atij momenti në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here