E konsideroi si shitës biletash, Florian Marku “trullos” Rylan Charlton dhe bën që “Wembley” të flasë shqip

0
36

Florian Marku mbetet i pamposhtur në boksin profesionist. Këtë rradhë, boksieri shqiptar kishte përballë anglezin Rylan Charlton. Pas tetë raundesh, shqiptari arriti të fitonte. Ishte stafi i anglezit që hodhi peshqirin në tokë si shenjë dorëzimi, duke bërë që Marku të dilte nga “Wembley” si fitues.

Boksieri shqiptar ra në tapet në raundin e katërt, por ishte gongu që shpëtoi atë.Me kalimin e minutave, Charlton dukshëm dukej i lodhur, çka bëri që të humbasë edhe forcën.

Nga kjo përfitoi shqiptari, duke ia dalë ta mposhtë. Para përballjes,boksieri anglez do të shprehej. “Ata bënë një gabim, sepse do të rrah një tjetër shitës biletash. Është më mirë për mua. Mbase unë dhe Eddie (Hearn) mund të bëhemi shokë të ngushtë pas kësaj ndeshjeje”, ka thënë Rylan Charlton “Sky Sports Boxing”.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here