Një histori aq sa e bukur, emocionuese dhe frymëzuese u transmetua në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ transmetuar në Top Channel.
Kola ndau me publikun historinë e dashurisë me Mrikën, gruas së tij me të cilën ka lidhur jetën puthajse që fëmijë. Ata ishin njohur kur Kola ka qenë 4 vjeç, në shtëpinë e disa kushërinjve të tij, por me kalimin e kohës gjatë njohjes ata kishin rënë në dashuri.
Familjet e tyre e kishin kuptuar këtë dashuri dhe ishin dakord që ti lidhnin në martesë, mirëpo ligjërisht nuk mundeshin sepse Kola ishte ende i mitur dhe 4 vite më i vogël se Mrika. Pas shumë vështirësive, Mrika dhe Kola arritën të krijonin familjen e tyre dhe të sillnin në jetë 8 fëmijë.
Kola kishte thirr Mrikën në programin ‘Dua të të bëj të lumtur’ pë ta falenderuar për dashurinë dhe familjen që i ka dhuruar por edhe për të festuar 73-vjetorin e martesës së tyre.
”Pasqyra e një burri është gruaja dhe lumturia e fëmijëve janë dy prindërit. Të falënderoj për familjen që kemi krijuar dhe për përkujdesjen që u ke dhënë fëmijëve”.-u shpreh Kola.
Mrika nrrëfeu se Kola kishte qenë një mbështetje e madhe në rritjen e fëmijëve dhe se e ka dashur gjithmonë përgjatë gjithë këtyre viteve. Ajo tregoi se diferenca e moshës nuk kishte qenë asnjëherë një pengesë për dashurinë e tyre.
Çifti u surprizua nga një video-mesazh nga fëmijët, nipërit dhe mbesat ku i uronin jetë të gjatë dhe ishprehnin dashurinë.
(d.a/dosja.al)